E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard mungon për tre javë

Mesfushori i Chelseas dhe Kombëtares angleze, Frank Lampard pritet të mungoj për dy ose tre javë për shkak të një lëndimi në kofshë.

31 vjeqari është dëmtuar gjatë seancës stërvitore të Anglisë të enjten. Lampard është kthyer në shtëpi nga Katari të premten, ku Anglia është duke u përgatitur për miqësoren kundër Brazilit.

Stafi mjekësor i Chelseas ka njoftuar se lëndimi nuk është serioz siç frikësohej. Ndërsa, selektori i Anglisë, Fabio Capello ka deklaruar : Mendoj se do të mungoj për dy ose tre javë. Ka një problem të vogël me një muskul.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›