E Diel, 1 Nëntor 2026

Cristiano Ishte nje nate fantastike

Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës në fitoren 2-0 të Real Madrid ndaj Atletico Madrid.

Portugezi shkëlqeu në derbin e kryeqytetit spanjoll: shënoi golin e parë me një goditje dënimi, dha pasimin për golin e dytë të Mesut Ozil, goditi traversën sërish me goditje dënimi dhe shtyllën pas një kundërsulmi të shpejtë.

“Ishte një natë fantastike për ne. Luajtëm mirë dhe shënuam dy gola. Ishte një fitore shumë e rëndësishme në një ndeshje të vështirë. Gjithmonë është bukur të fitosh një derbi”, deklaroi Cristiano për televizionin e Real Madrid.

Cristiano kishte që nga 11 prilli që nuk shënonte në një derbi, pikërisht në një ndeshje ndaj Atletico Madrid.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›