E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Amour’, filmi më i mirë evropian

Filmi “Amour”, i regjisorit austriak, Michael Haneke, ka rrëmbyer disa nga çmimet e Filmit Evropian.

Në ceremoninë e mbajtur në Maltë, “Amour” ka fituar çmimin e filmit më të mirë, atë të regjisorit më të mirë, të aktores dhe aktorit më të mirë.

Prodhimi i përbashkët francez, gjerman dhe austriak, fokusohet në një çift të moshuar, Anne dhe Georges, me një vajzë që jeton jashtë vendit.

Anne vuan nga një sëmundje që paralizon gjysmën e trupit të saj. Filmi bazohet në një situatë që ka ndodhur në familjen e regjisorit Haneke, raportojnë mediat botërore.

Këtë vit, filmi “Amour” ka fituar çmimin kryesor ‘Palma e Artë’ në Festivalin e Filmit në Cannes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›