E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crouch tani kërkon vendin e tretë


Sulmuesi shtatlartë i Tottenhamit, Peter Crouch, është i bindur se ekipi i tij mund ta mposhtë Arsenalin në garë për vendin e tretë të tabelës.

Crouch shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Manchester Cityt, që i siguroi Tottenhamit vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Harry Redknapp duhet të fitojë në Burnley të dielën dhe të shpresojë që Arsenali, që ka dështuar në ndeshjet e fundit në Premier Ligë , të dështojë edhe kundër Fulhamit.

"Nëse Arsenali humbet, ne kemi këtë mundësi, dhe nuk ka arsye pse ne të mos e kërkojmë këtë vetëm sepse jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Ne do të dalim dhe do të kërkojmë të nxjerrim rezultat pozitiv në Burnley dhe do të shohim çfarë do të ndodhë".

"Të jem i sinqertë, ne kurrë nuk kemi ëndërruar për ta kapur Arsenalin. Ata luftonin për titull, dhe ne kurrë nuk kemi qenë në garë për titull. Por është një mundësi dhe kjo do të jetë fantastike", ka thënë Crouch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›