E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff: Mos e eliminoni Realin

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka paralajmëruar klubin e tij të mos e eliminojë Real Madridin nga gara për titull.

Barcelona tani është shtatë pikë mbi rivalët e hidhur, që është një diferencë e konsiderueshme dhe komode për Blaugranët.

“Nuk them se liga është vendosur, pasi nuk është vendosur. Shtatë pikë dhe diferenca jonë e golave është një dallim i madh. Por ne duhet ta përcjellim Madridin, nuk mund t`i fshini ata”.

“Që nga dita e parë ka pasur diferencë, por Mourinho bën gjithçka për të ngushtuar këtë. Ata po bëjnë gjithçka, por Mourinho ka një problem dhe kjo quhet "Barcelona”, ka thënë Cruyff.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›