Kriza ekonomike dëmton tregun e transferimeve në “La Liga”

Klubet sportive në “La Liga” janë zakonisht në mesin e pjesëmarrësve më aktivë në tregun e transferimeve evropiane të muajit janar, duke shpenzuar po aq në mos më shumë se homologët e tyre anglezë, gjermanë dhe italianë. Por, jo këtë vit.
Spanja vazhdon të jetë e mbështjellur me recesionin ekonomik, me papunësinë që ka arritur në 21 për qind dhe klubet e futbollit në këtë vend janë përgjigjur ndaj krizës duke shtrënguar rripat e tyre.
Sipas të përditshmes sportive “AS”, të 20 klubet kanë shpenzuar gjithsej 27.7 milionë euro për lojtarë të rinj, pothuajse 10 herë më pak se Premier Liga Angleze.