Cruyff mirëpret transferimin e Jordi Alba

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka mirëpritur marrëveshjen për mbrojtësin e Valencias, Jordi Alba.
Barca prej kohësh ka dashur të transferojë mbrojtësin e majtë spanjoll, por arriti ta mbyllë marrëveshjen vetëm dje për një shumë që kap vlerën e 14 milionë eurove.
“Ai ka qenë zbulim në Euro. Djaloshi po kalon një sezon të mrekullueshme”, ka thënë Cruyff për Sport.