Baloteli i jep leksion Gjermanisë, ITALI SPANJË finalja e EURO 2012
GJERMANI – ITALI 1-2
Golat: Baloteli 20, 36 / Ozil 91(11-m)
Germania (4-2-3-1): Neuer; Boateng (71T.Mueller), Hummels, Badstuber, Lahm; Schweinsteiger, Khedira; Kroos, Oezil, Podolski (46 Reus); Gomez (46 Klose).Trajner: J. Levi
Italia (4-3-1-2): Buffon; Balzaretti, Barzagli, Bonucci, Chiellini; De Rossi, Pirlo, Marchisio; Montolivo (63 Motta); Cassano (58 Diamanti), Balotelli (68Di Natale). Trajner: Ç.Prandeli.
Gjyqtarë: Lannoy (Fra)
Kartonë të verdhë: Balotelli (I), Bonucci (I), De Rossi (I), Motta (I)
Statistika – plus
Gjuajtjet në portë: 8-4
Gjuajtjet pranë porte: 8-6
Posedimi i Topit: 54%-46%
Goditjet nga këndi: 14-0
Pozitat jashtë loje: 0-2
Ndërhyrjet e Palejuara: 13-19
Italia është finalistja e dytë e EURO 2012-ës ku me dy gola të Mario Balotelit pushtojnë Gjermaninë, e cila gjithnjë kishte qenë e pafat në përballjet direkte në veprimtaritë e mëdha. Takimi nisi më mirë për Gjermaninë, por me kalimin e minutave Italia fillon të dallo nga fusha e vet. Në minutën e 20-të Kasano vepron bukur në zonë, lëshon një kros në zonë dhe Baloteli me kokë e dërgon topin në rrjetë, 1-0 për Italinë. Italianët marrin zemër. Minuta e 36-të Montolivio nga mesfusha italiane lëshon një top të gjatë nga mesfusha italiane dhe Baloteli e kontrollon bukur, ecën drejt portës gjermane dhe në kufijtë e zonës godet fort dhe shënon një gol të bukur, 2-0 për Italinë .Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë nis me ndryshime për Gjermaninë, ku në fushë hidhen Klose dhe Rojs ndërrime të cila i japin gjallëri lojës. Gjermani në këtë pjesë të dytë është më e qartë, por Bufon me eksperiencën e tij është i pakalueshëm. Pas minutës së 70-të Italia që ka forca të freskëta në sulm, pasi kanë dalë Montolivio, Kasano dhe Baloteli fitojnë rrezikshmërinë dhe me pak qetësi mund të shënonin golin e tretë dhe të sigurisë. Në minutën e 92-të gjermanët shënojnë golin e nderit me anë të Ozil, gol i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por pa mundur që të shpëtojë gjermanët. Kështu me 1 korrik në Kiev Italia dhe Spanja diskutojnë kurorën e EURO 2012. Këto dy ekipe ishin në një grup dhe të dyja e hapën europianin së bashku me një barazim 1-1 dhe do të jenë po këto që do të ulin siparin e këtij aktiviteti që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë.






