E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruz fillon xhirimet në Sarajevë

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 12:17

Çaku i parë, më 12 shtator në Sarajevë për “Venuto al mondo”, filmi i ri i drejtuar nga Sergio Castellitto, me Penelope Cruz dhe Emile Hirsch.

Filmi është një përshtatje kinematografike e librit “bestseller” me të njëjtin titull të Margaret Mazzantini, fitues i çmimit Campiello në vitin 2009 dhe i përkthyer në 22 gjuhë.

“Dua të tregoj një histori të madhe dashurie. Dashuria është e pafundme mes Gemma dhe Diego që përhapet tek të gjithë protagonistët”, ka deklaruar Castellitto.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›