E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruz, pjesë e filmit James Bond

Penelope_Cruz_15Penelope Cruz do të jetë vajza-Bond më e vjetër pasi aktorja do të interpretojë në filmin e 24-t të agjentit 007 që do të nisë xhirimet në verën e ardhshme, kur do të ketë mbushur 40 vjeç.

Një burim pranë produksionit tha për Daily Mail: Producentët kanë dashur ta kenë Penelope Cruz edhe në filmat e mëparshëm, por ajo ka qenë gjithmonë e zënë. Bisedimet kanë nisur dhe tani po merren me detajet e kontratës.

Aktorja spanjolle po pret fëmijën e dytë me bashkëshortin Javier Bardem, por ky nuk përbën aspak shqetësim për producentët e filmit.

Pas lindjes së djalit të parë, Penelope Cruz u rikthye shumë shpejt në formë dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here. Ajo do të jetë një vajzë-Bond e shkëlqyer pasi është seksi dhe e zgjuar, shtoi i njëjti burim.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›