E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eleminohet nga Britains Got Talent,tenton vetvrasjen

bbbbEleminimi në gjysëm finale e Britains Got Talent çoi në tentativë vetvrasje një prej konkurentëve,zbuloi ditën e shtunë DailyMail.

Një zbulim i tillë,njëkohësisht,shërben për të shtruar pyetje të reja mbi impaktin që kanë spektaklet e këtij formati në psikologjinë e pjesmarrësve,të cilët vendosen përballë votës së ftohtë të jurisë e të publikut.

Scott Whitley,mahniti jurinë me një kërcim të veçantë dhe arriti një hap drejt finales,por u eleminua pas një paraqitje të dobët në gjysmë finale,më parë gjatë muajit maj.

30-vjeçari,i cili për tiu dedikuar spektaklit kishte hequr dorë nga puna e tij si instruktor fizike . Ai deklaroi: Eleminimi më bëri të ndihesha në depresion të thellë dhë nuk ë mund të pushoja së qari. Mendoja se jeta ime nuk kishte më kuptim dhe piva një sasi ilaçesh për ti dhënë fund jetës. Për fatin tim të mirë,organizmi im nuk i përballoi dhe i nxorri jashtë duke mos rrezikuar jetën. Në atë moment kuptova sesa poshtë kasha rënë,vazhdoi dëshiminë e tij i riu.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›