E Diel, 1 Nëntor 2026

Crystal Palace, animalistët kërkojnë ndalimin e fluturimit të shqiponjës në stadium

Organizata për të drejtat e kafshëve “Peta” i ka bërë një apel klubit të Premier League që të heqë dorë nga fluturimi i shqiponjës Phoenix përpara ndeshjeve shtëpiake në “Selhurst Park”.

Me një letër të drejtuar zyrtarisht administrators së klubit londinez, Sharon Lacey, organizata evidenton faktin se “një stadium i ndriçuar, i mbushur me tifozë të zhurmshëm, nuk është një vend për kafshët”. Po ashtu, sipas organiztës, kaosi dhe rrëmuja në shkallët e stadiumit rrezikojnë ta frikësojnë dhe çorientojnë shqiponjën.

Në këtë mënyrë, si për shpendin, ashtu edhe për të pranishmit në stadium, mund të krijohen rreziqe. I mbiquajtur “Eagles” që nga 1973-shi, klubi anglez ka futur për herë të parë një shqiponjë të gjallë në stadium në vitin 2010.

Të gjithë kujtojnë Kayla-n historike (nuk jeton më që nga 2020-s), kurse në gusht të 2024-ën debutoi Phoenix. Që në atë kohë ka pasur kontestime të forta nga animalistët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›