E Diel, 1 Nëntor 2026

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj /ATSH/ – Klubi i njohur i futbollit anglez, ”Crystal Palace” fitoi sonte kupën e Conference League, pasi mundi në finale ekipin spanjoll të ”Rayo Vallecano”-s, me rezultatin 1-0, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes, së luajtur në ”Red Bull Arena” të Lajpcigut dhe e drejtuar nga italiani Maurizio Mariani u mbyll me rezultatin 0-0, me pak raste për të dyja skuadrat, ku më të mirin e pati Mitchell i ”Crystal Palace”, pak para përfundimit të kësaj pjese.

Topi i goditur me kokë prej tij përfundoi pak centimetra larg shtyllës së majtë të portës së mbrojtur nga Batalia.

Gjatë pjesës së dytë ”Crystal Palace” shënoi golin e vetëm të ndeshjes me anë të Matetas (51′).

Kjo është fitorja e parë kontinentale e ”Crystal Palace” përgjatë gjithë historisë së tij mbi 100-vjeçare./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›