E Enjte, 5 Nëntor 2026

Cuadrado, kundër tifozëve të Kolumbisë

Në fund të ndeshjes mes Kolumbisë dhe Perusë, të fituar 1-0 nga kombëtarja e Andeve, turma e Barranquilla-s sulmoi ekipin kombëtar të Cafeteros me  gjuajtje të dendura sendesh nga tribuna. Tifozët kolumbianë nuk u pajtuan me performancën e Zapata-s dhe shokëve të tij, të cilët e shohin Kupën e Botës 2022 në Katar gjithnjë e më larg. Humbja në fakt i bën kolumbianët të rrëshqasin në vendin e gjashtë në renditje, gjë që as nuk do të lejonte pjesëmarrjen në play-off për të hyrë në kompeticionin e planifikuar dimrin e ardhshëm.

Duke komentuar atë që ndodhi pas ndeshjes, Cuadradoka folur për televizionin kombëtar: “Jam i shqetësuar me reagimin e tifozëve. Si ata ashtu edhe ne duam të shkojmë në Kupën e Botës dhe mendoj se duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe të sigurt. Nuk është e drejtë që ndaj lojtarëve të hidhen sende në fund të lojës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›