Masi mund të largohet nga detyra në F1

Peter Bayer, drejtuesi i hetimeve të ngjarjeve që ndodhën në garën e fundit të botërorit të Formula 1 në Abu Dhabi, ka hedhur hipotezën se mund të ndryshojë drejtori i garave. “Masi ka bërë një gabim të rëndë. Ekziston mundësia që ai të zëvendësohet”. Janë deklarata të rënda ato të lëshuara nga sekretari i përgjithshëm i Fia-s, tashmë edhe përgjegjësi kryesor i komisionit të njëvendësheve, Peter Bayer, që udhëheq hetimet mbi ngjarjet e garës së Abu Dhabi.
Në 18 mars do të komunikohen vendimet dhe modifikimet e mundshme të rregullores. I intervistuar në Austri, Bayer ka pranuar se: “Michael Masi ka bërë një punë të madhe dhe ne nuk duam ta humbasim. Por ekziston mundësia që të vijë një drejtor i ri garash”. Më tej ai jep edhe disa detaje: “Aktualisht Masi është edhe përgjegjës për sigurinë dhe për cirkuitin. Më duket se këto janë shumë gjëra bashkë për një njeri të vetëm”.
Propozim i mëtejshëm nga Bayer, është: “Nëse një garë do të duhej të vendosej në dy xhirot e fundit, mund të shtoheshin edhe dy xhiro të tjera, në mënyrë që ajo të mos përfundojë pas makinës së sigurisë. Edhe nëse kjo mund të krijojë probleme me konsumin e karburantit” – sugjeron Bayer.