E Martë, 3 Nëntor 2026

Çuçi mbledh grupin e PS: Votojmë të enjten marrëveshjen për emigrantët, amnistinë penale dhe zonat e mbrojtura

Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë (19 shkurt) Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar agjendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se në seancën e ditës së enjtes (22 shkurt) do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë. 

Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu Amnistia Penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›