Mynih- Rama takon ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, është takuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton (Hillary Clinton).
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton është mike e madhe e Shqipërisë dhe e Kosovës.
“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.
/rtsh.al/