Cukali: Pistoletën ma dha Arlind Fuga para vrasjes

Gjergj Cukali
Apeli lë në arrest me burg të dyshuarin, zbardhet dëshmia në Gjykatë.
I forti i rrugës Myslym Shyri: Arma, e mikut të Shullazit.
Pistoletën pa leje që kishte me vete më 19 gusht 2012 Gjergj Cukali, i njohur si i forti i Myslym Shyrit, e kishte dhuratë nga shoku i tij, njëkohësisht miku i Emiliano Shullazit, Arlind Fuga. Ky i fundit ia kishte dhënë pistoletën Cukalit pak ditë para mbrëmjes së 20 marsit, kur u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në një nga rrugicat pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Armën e dhuruar nga Fuga, Cukali e mbante për vetëmbrojtje dhe nuk e kishte përdorur asnjëherë, derisa ajo iu sekuestrua nga policia. Të paktën kështu ka deklaruar 32-vjeçari Cukali për hetuesit gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit të tij.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)