E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona Qereti vs Rita Ora. Dy artistet sot ne Prishtine, nga do te anoje peshorja e vemendjes?!

Sot kengetarja shqiptare Bleona Qereti do te mbaje koncertin e saj recital ne Prishtine, pas disa diteve qe ndodhet ne kryeqytetin kosovar. Dite qe kane qene te mbushura me vemendjen e medias dhe te fansave te saj. Ashtu siç ndodhi ne nisje te turit ne Shqiperi, Bleona edhe ne Kosove ka dhene nje konference per shtyp duke informuar rreth albumit te saj te pare ne anglisht. Koncerte keto qe jane pritur mjaft mire ne Shqiperi dhe qe kane pasur nje audience dhe vemendje te madhe. Por, sot Prishtina pret edhe nje personazh te vetin tashme me fame boterore. Eshte Rita Ora, e cila do te vizitoje shtepine e saj ne Prishtine per te xhiruar pjese te se ciles do te shoqerojne klipin e ri te artistes. Lajmi se Rita do te jete ne vendin e saj ka ngjallur mjaft interes per shkak te fames qe tashme artistja ka. Deri tre vjet me pare vizitat e pervitshme ne Prishtine per Riten kane qene me se te zakonshme dhe kane kaluar pa ndonje vemendje dhe interes te vendasve, te cilet e njihnin Riten si nje vajze qe kthehej si emigrante ne vendin e saj. Por ne keto tre vjet mungese dhe ne kete kthim te Rites ne vendin e saj ka nje distance te madhe. Ajo eshte larguar si vajze e zakonshme dhe kthehet si yll i muzikes boterore. Prania e ketyre dy personazheve, Qereti dhe Ora, sot ne Prishtine, duket se do te vihet ne peshore. Por nese Bleonen mund ta shohin dhe takojne ne shesh gjate koncertit te saj, nuk dime nese “bodyguard”-et e Rites do te lejojne fansat shqiptare ta prekin ate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›