E Martë, 3 Nëntor 2026

Culturalb, projekti që do të çojë kulturën shqiptare në botë

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka prezantuar në rrjetet sociale projektin më të ri për promovimin e kulturës shqiptare në botë. Projekti mban emrin “Culturalb” – Kultura shqiptare udhëton botën.

“Culturalb” është nisma zyrtare e qeverisë shqiptare që synon të çojë në qytete të ndryshme të botës, kulturën shqiptare, përmes një kalendari të pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime etj.

Këto ngjarje kulturore do të përfshijnë etnografinë, kinemanë, letërsinë, fotografinë, muzikën, dizajnin e historinë. Arti shqiptar do të udhëtojë në Greqi, Hungari, Itali, Gjermani, Spanjë, Angli, Zvicër, SHBA, Gjermani etj.

“Trashëgimia dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare meritojnë të jenë pjesë e dialogut kulturor ndërkombëtar. Me Culturalb, kultura shqiptare udhëton, bashkëbisedon dhe ndërvepron. Me Culturalb, arti dhe kultura shqiptare nuk kanë kufij”, u shpreh ministri i MEKI-t, Gonxhja.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›