Cunami ne Indonezi mbi 300 te vdekur

Indonezi 28 tetor NOA - Vazhdon gjithmone e me shume te perkeqesohet bilanci i personave te vdekur si rrjedhoje e cunamit qe ka goditur arkipelagun e Mentawai ne ishullin indonezian te Sumatra.
Tashme viktimat kane arritur ne 343 ndersa te zhdukurit ne 338. Momentalisht eshte bere e ditur se helikopteret e ndihmes se shpejte kane arritur te futen ne zonat e thella te ketij vendi. Nga vezhgimet e para thuhet se jane evidentuar shume zona te shkreta dhe banesa te shumta te shkaterruara plotesisht nga dallga tre metra e larte. Ishulli me i goditur eshte ai i Pagai Sud i cili ka qene dhe me i aferti i epiqendres se sizmes prej 77 gradesh te shkalles riter.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33214-cunami-ne-indonezi-mbi-300-te-vdekurtitleCunami ne Indonezi mbi 300 te vdekurtheme blue nickagjencianoa