Padova vajza perdhunohet pa ndjenja

Padova 29 tetor NOA - Nje vajze nga Padova 25 vjecare pas nje operacioni ne bajame eshte zgjuar nga anestezia dhe kuptoi se kishte qene perdhunuar.
Dhuna seksuale e ushtruar mbi te eshte konfirmuar nga nje klinike por ne lidhje me fajtorin nuk ka asnje gjurme. Karabinieret deri tani nuk kane arritur te gjejne asnje te dhene dhe me sa duket eshte teper e veshtire te gjendet se kush ka perfituar nga gjendja e vajzes per te abuzuar mbi te.
Lara vendosi ta tregonte kete histori ku pohoi se pas operacionit i cili zgjati 30 minuta me shume sec ishte parashikuar u cua ne nje dhome. Ne zgjimin e saj pervecse dhimbjes qe kishte ne fyt kishte dhe ne organet e saj seksuale.
Megjithate per momentin ajo nuk kishte kuptuar
asgje dhe vetem pas dhjete ditesh pasi nuk arriti te conte ne perfundim nje
marredhenie me te fejuarin e saj Lara vendosi te bente nje kontroll tek mjeku.
dhe pse kerkimet ne lidhje me fajtorin e kesaj ngjarje nuk kane pasur sukses serish
Lara ka dashur qe nje histori e tille te mos mbaroje dhe te mos harrohet.
r.b/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/33220-padova-vajza-perdhunohet-pa-ndjenjatitlePadova vajza perdhunohet pa ndjenjatheme blue nickagjencianoa