E Diel, 1 Nëntor 2026

Çupi me akuza të forta ndaj Arlind Qorit: Kobure në dorën e Berishës! Rekruton studentë për Antifa, duhet izoluar

Një ‘kobure’ në dorë të kreut të PD, kështu e etikoi analisti Frrok Çupi, kreun e lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori.

Çupi tha se drejtësia duhet të izolojë Qorin, pasi kështu ka izoluar edhe ‘kokën’ e Antifas në Shqipëri.

“Janë vërtetuar jo thjesht prej nesh, por kemi të dhëna tashmë të tyre që kanë vërtetuar se Qori është thjesht një kobure në dorën e Berishës, kryesues i Antifa në Shqipëri, me qëllime të tmerrshme për të vrarë njeriun në Shqipëri.

Meriton izolimin e menjëhershme, me qëllim që të izolojë kokën e Antifa në Shqipëri, drejtësia duhet të cregjistrojë partinë e tij. Ai në sytë tanë rekruton studentë për politikë, po në fakt i ka rekrutuar për Antifën në Shqipëri”, tha analisti në një lidhje të drejpërdrejtë në studion e ABC News.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›