E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: “Është e fundit në shtëpi, duam fitore” Të dielën, Vorskla Poltavës, skuadra ku luajnë Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi, do të përballet me FC Harkov. Mbrojtësi i Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas e i Kombëtares sh

Të dielën, Vorskla Poltavës, skuadra ku luajnë Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi, do të përballet me FC Harkov. Mbrojtësi i Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas e i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, dha një intervistë të gjatë për football.ua në prag të ndeshjes me FC Harkov. Kosovari pohoi se parashikon në ndeshjen kundër Harvkov vetëm fitore. Ja dhe një pjesë e intervistës.

- Debatik, ju në të vërtetë luani në mbrojtje, por në të njëjtën kohë jeni dhe një nga golashënuesi më të mirë të Vorsklës. Si arrini t’i menaxhoni këto dy role krejt të kundërta?

- Unë luaj prej tre vjetësh në Ukrainë, kështu që jam përshtatur me futbollin këtu. Unë mendoj se kjo ka të bëjë edhe me cilësitë e mia, që kanë një natyrë sulmuese. Megjithatë, në ndeshjet e fundit unë kam pasur të dëmtuar këmbën. Tani, gjithçka është normalizuar, kështu që i kam të gjithë mundësitë. Të paktën do të bëj përpjekje për të shënuar. 

- Cila është gjendja ekipit në prag të ndeshjes kundër FC Harkov?

- Natyrisht, që FC Harvkov do të përpiqet të na mundë, por ashtu si kundër Krivbasit, ne jemi gati 100 për qind.

- Nëse do t’iu kërkohej të vendosnit ju vetë për rolin tuaj në fushë, do të pëlqenit të luanit në mbrojtje apo në sulm?

- Zgjidhja është komplekse (Qesh). Por unë bëj mbrojtësin dhe po luaj në mbrojtje. Çdo gjë tjetër varet jo nga mua.

- Çfarë realisht prisni nga ky takim?

- Unë, sapo jam kthyer në skuadër, pasi unë dhe Armend Dallku, luajtëm për Shqipërinë në ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Ndeshja nuk ishte e lehtë, por na duhet ta harrojmë atë, pasi deri në përfundim të ndeshjeve të këtij viti kanë mbetur edhe dy takime. Kjo është ndeshja e fundit në shtëpi për këtë vit. Kjo parakupton se ne do të bëjmë gjithçka për të fituar e të tregojmë një lojë të bukur.

A është e lehtë për ju të përballoni dy ndeshje në javë, duke parë faktin se luani dhe në dy pozicione të ndryshme?

- Në fakt, unë luaj te Vorskla si mbrojtës i majtë, kurse me ekipin Kombëtar luaj në qendër. Megjithatë, unë jam mësuar të luaj lirshëm si në ndeshjet e ekipit Kombëtar ashtu dhe në ato të klubit e anasjelltas. Gjithçka është e mundur, por kjo varet nga ndeshja.

- Cilët nga lojtarët e Harkovit meritojnë një vëmendje të veçantë?

- Është Gunçka, i cili ka një goditje të mirë. Por, në përgjithësi, duke parë ndeshjen e tyre të fundit kundër Metalist, mund të them se kanë një skuadër të mirë dhe unë personalisht do të kem shumë punë. Sigurisht, që gjithçka fillon nga rezultati zero-zero, por ne kemi bërë një sezon të mirë, ku kemi disa ndeshje pa pësuar gol.

TË TJERËT NË UKRAINË

XHIHANI – Zarja Lugansk i Parid Xhihanit humbi 2-1 në transfertë me Metalist në javën e 16-të të kampionatit ukrainas, njëherësh edhe java e parë e fazës së dytë. Sulmuesi 25-vjeçar kavajas – 7 gola në kampionat – nuk arriti të shënojë kundër Metalist, por në minutën e 58-të e kishte një mundësi, të cilën nuk arriti ta shfrytëzojë.

BYLYKBASHI – Kribvasi i shqiptarëve Dorian Bylykbashi e Ervin Bulku barazoi në transfertë kundër Metalurg Zaporezhje (0-0), po në javën e 16-të të kampionatit ukrainas. Në minutën e 77-të, elabasanasi goditi nga larg, por sfera kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Bulku nuk luajti në këtë takim, nisur edhe nga fakti se të mërkurën kishte luajtur me përfaqësuesen shqiptare në miqësoren kundër Azerbajxhanit.

KAMPIONATI RUS
LIKA-  Portieri i Kombëtares shqiptare, Ilion Lika, nuk është aktivizuar në ndeshjen e humbur 4-3 të skuadrës së tij, Terek Grozni me Krylya Sovetov, të vlefshëm për javën e 30-të të kampionatin rus, që mbylli kështu edhe tiparin e tij. E veçanta e këtij takimi, është fakti se të shtatë golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Gjithsesi, Terek Grozni u rendit në vendin e 10-të nga 16 ekipe që ka kampionati rus, dhe një kontribut të madh ka pa dyshim edhe ish-portieri i Dinamos në kampionatin shqiptar.

E Shtune, 22 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›