E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta: Në Niko Dovana, duhet filluar me fitore Kapiteni i Teutës, Genti Gjondeda për të përditshmen sportive “Metropol Sport”: “Kemi një peshë shumë të madhe në këtë takim, pasi është ndeshja e parë në ‘Niko Dovana. Duhet filluar me fito

Me dy golat e realizuar në fitoren 3-0 të Kombëtares U-21 të Shqipërisë kundër homologes së saj, Maqedonisë të mërkurën në Ohër, dy futbollistët e Teutës, Vilfor Hysa e Emiljano Vila i lëshuan nga një “silur në distancë nëndetëses Dinamo”, katër ditë përpara përballjes së tyre në “Niko Dovana”, në takimin e parë që do të luhet këtë sezon në “shtëpinë e vërtetë”.

NJË PIKË

Në fazën e parë, Teuta ia doli të rrëmbejë një pikë të çmuar në “Selman Stërmasi”, pas atij barazimi 0-0 me Dinamom, në debutimin e parë të kroatit Zlatko Daliç në bankinën e kampionëve në fuqi. Tashmë, trajneri Sulejman Starova, pas atij fillimi të zbehtë të Teutës e me krizë të dukshme për të realizuar golin, ka krijuar një skuadër me profil shumë më ofensiv, dhe diferenca me 17-herë kampionët e Shqipërisë është vetëm një pikë: 17, Dinamo; 16, Teuta.

FAT I NJËJTË

Durrsakët humbën në javën e fundit të fazës së parë me Vllazninë (2-1) në Shkodër, me një gol të minutës shtesë së realizuar nga mbrojtësi Elvin Beqiri. Edhe Dinamo pësoi të njëjtin fat në Ballsh (humbi 1-0), teksa u “gjunjëzua” para golit të jashtëzakonshëm të fantazistit të Bylisit, Roland Nënaj. Rikthimin te fitorja e kanë synim të dy formacionet, por dhe një barazim i mundshëm, ashtu si në fazën e parë, nuk do të përbënte një dramë, përveç ndonjë deklarate nervoze të Zllatko Daliçit.

GJONDEDA

Kapiteni i Teutës, Genti Gjondeda shpreson se përmirësimi i terrenit – fusha u inaugurua nga vetë presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, gjatë vizitë së tij zyrtare në Shqipëri – dhe shtimi i tifozëve do të ndikojë në edhe në motivimin më të madh të lojtarëve. “Po punojmë shumë për Dinamon, sepse është një ndeshje shumë e vështirë dhe delikate, - tha Gjondeda për të përditshmen sportive “Metropol Sport”. “Kemi një peshë shumë të madhe në këtë takim, pasi është ndeshja e parë në ‘Niko Dovana. Duhet filluar me fitore”.

E Premte, 21 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›