E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cyrus, objekt talljeje në internet

Miley Cyrus është bërë objekt talljeje në internet pas videoklipit të këngës ‘Wrecking Ball’, ku 20-vjeçarja shfaqet krejtësisht nudo.

Fotomontazhet tregojnë Cyrus të kapur pas qafës së një xhirafe, mbi Statujën e Lirisë apo në një rakete ruse. 

Videoklipi i Miley Cyrus ka marrë mbi 70 milionë klikime në 4 ditët e para të publikimit. Këngëtarja 20-vjeçare ka thënë se ky videoklip është një simbol i gjendjes së saj kohët e fundit.

Në një intervistë radiofonike për ‘Z100”, Cyrus theksoi: “Video është më e thellë nëse njerëzit do të shohin përtej lakuriqësisë sime. Unë shfaqem nudo sepse jam e shkatërruar. Kënga është një baladë pop. Shumë njerëz e gjejnë veten tek një këngë e tillë./Indeksoneline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›