S'ka kush e ndalë Barcelonën

Se është pretendenti kryesor për të fituar titullin e kampionit edhe sivjet, ekipi i Barcelonës e tregoi edhe në ndeshjen derbi të Primera Divisonit spanjoll, që e zhvilloi ndaj Sevillës të cilin e fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3 me 2.
E duke ia shtuar kësaj se kur ke në skuadër një lojtar si Messi, Neymar dhe të tjerët, mund të thuhet se kjo gjë fare nuk është e pamundur, kjo pasi që siguruan të tre pikët vetëm në sekondat e fundittë lojës, përmes Sanchez. Ishin blaugarnat që dolën të parët në epërsi përmes Alves në min. e 36, rezultat ky me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.Rezultatin e dyfishoi lojtari më i mirë në botë Leo Messi në min e 75, për ta ngushtuar pesë minuta më vonë kapiteni i Sevillës, Rakitic në min e 80.
Rezultatin në 2 me 2 e barazoi Coke, duke menduar se arritën ta ndalnin Barcelonën, por kështu nuk menduan edhe Messi me shokë të cilët arritën të rrëmbenin tre pikët e plota në sekondat e fundittë takimit përmes Sanchez dhe me këtë rast duke e ngriturnë trans stadiumin "Camp Nou".