Dëmtimi mister, shtyhet rikthimi për Tiago Silvën
Në këtë periudhë skuadra e Leonardos ka nevojë të ketë në përbërje lojtarë cilësorë, por për momentin nuk mund të mbështetet te shërbimet e mbrojtësit brazilian.
Rikthimi i Silvës në fushën e lojës nuk ka një datë të përcaktuar, pasi nuk dihet ende shkaku i dëmtimit dhe si pasojë nuk dihet me saktësi koha e nevojshme për riaftësimin e tij.
Në fakt, analizat e para nuk parashikonin një kohë të gjatë rikuperimi, megjithatë, nuk bëhet fjalë për një kontraktim të zakonshëm muskuli. Prandaj, nevojitet kohë për të kuptuar plotësisht problemin. Të paktën deri në nërprerjen e kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, Tiago Silva nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Leonardo.
Fillimisht, ish-lojtari i Fluminezes mbeti jashtë formacionit kuqezi për ndeshjen me Bolonjën për shkak të një lodhjeje të thjeshtë muskulore. Mesa duket, është një dëmtim i hershëm, por që nuk e ndaloi brazilianin të luajë gjatë kësaj kohe.
Por tashmë problemi duket se është bërë më serioz dhe e ka detyruar Tiago Silvën të mos luajë, der në një përgjigje përfundimtare. Pra, ai do mungojë ndaj Barit, ndaj Zyrihut në Ligën e Kampionëve dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë i gatshëm për transfertën e 4 tetorit ndaj Atalantës në “Bergamo”. Një mungesë e rëndësishme në një përiudhë delikate.