Lusio: Dua kampionatin dhe Ligën e Kampionëve
“Jami i lumtur që luaj për Interin. Dua të fitoj Serinë A dhe Ligën e Kampionëve,”- deklaroi ish-mbrojtësi i Bajer Leverkusenit dhe Bajernit të Mynihut.
Lusio ka zhvilluar paraqitje të mira në këtë fillim sezoni me zikaltrit. Qendërmbrojtësi flet edhe në lidhje me duelin Inter-Juve për kampionat: “Jan dy skuadra me shumë cilësi në përbërje në garë për titullin kampion dhe patjetër që do të ketë rivalitet.”
Ndërkaq, Muntari dhe Shnajder nuk janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme kundër Sampdorias në “Marasi”, ashtu si Marko Materaci.
Lusio i gëzohet golit të tij të parë “italian”, të shënuar të mërkurën ndaj Napolit: “Jam shumë i lumtur për golin. Jam ambientuar shpejt dhe gjithashtu jam duke mësuar italisht. Isha mirë te Bajerni, por tani jam këtu dhe mendoj vetëm për këtë skuadër.”