E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet Vangjeli, mungon ndaj Danimarkës

Në këtë mënyrë, përveç futbollistit që aktivizohet tek Aris i Selanikut në kampionatin grek, trajneri i kombëtares Josip Kuzhe do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për sfidën ndaj Danimarkës.
Prej ditës së martë, kuqezinjtë janë grumbulluar në Durrës, ku po zhvillojnë përgatitjet në prag të ndeshjes së 9 shtatorit.

Para takimit miqësor ndaj Qipros (të fituar 6-1) trajneri kroat i pankinës kuqezi i paraqiti Federatës Shqiptare të Futbollit një program të detajuar afatgjatë për të ardhmen e skuadrës. “Në prag të ndeshjes me Qipron biseduam me trajnerin Kuzhe dhe me drejtuesit e federatës në lidhje me një plan për fushatën e ardhshme të eliminatoreve për kampionatin e vitit 2012. Besoj se gjendja e mirë e ekipit dhe entuziazmi i krijuar pas fitores ndaj Qipros do të finalizohet me një lojë të mirë dhe me një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen ndaj Danimarkës,”- u shpreh Klodian Duro.

Ndeshja me Danimarkën është e parafundit për eliminatoret e botërorit vitin e ardhshëm. Kuqezinjtë do ta mbyllin sezonin në transfertën e Suedisë. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 5-të me 6 pikë, 3 më pak se Suedia dhe Portugalia. Danimarka udhëheq grupin A me 16 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 13.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›