E Diel, 1 Nëntor 2026

MF sqaron bizneset për falimentet

“Sqarojme  opinionin publik se fillimi i procedurave të falimentimit është kërkesë e ligjit dhe zbatohet për: -të gjitha subjektet të cilat kanë kaluar në statusin pasiv të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për një periudhe prej 2 vjetësh; -ato subjekte tregtare detyrimi tatimor i të cilave është deklaruar i pambledhshëm pasi janë përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji tatimor procedural; -te gjitha subjektet të cilat nuk kanë kryer veprimtari tregtare apo nuk kanë shlyer detyrimet ndaj administratës tatimore për një periudhe prej të pakten 2 vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit për procedurat tatimore;-të gjitha subjektet që kanë deklaruar rezultat me humbje të kapitaleve të veta për periudha prej të paktën 3 vite rresht”, sqaron bizneset Ministria e Financave.

Ministria e Financave inkurajon Administraten Tatimore në këtë veprim të sajin, plotësisht në përputhje me ligjin, dhe njëkohësisht nxit edhe tatimpaguesit e ndrshëm të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili do të pastrojë korpusin e shëndoshë të biznesit shqiptar nga pjesë të sëmura e të thara të tij.

“Ministria e Financave sqaron se shpesh paqartësia në interpretimin e këtij veprimi nga mediat dhe disa biznese ka ardhur edhe nga konotaconi përgjithësisht negativ që asocion fjalën ‘faliment’. Falimenti është një proces natyral, tejet pozitiv, në ciklin e biznesit dhe ai vetëm sa shëndosh trupin e biznesit kombëtar shqiptar. Ministria e Financave siguron të gjithë tatimpaguesit shqiptarë se ajo është dhe do të jetë e palëkundur në mbrojtjen e interesave të biznesit të ndershëm shqiptar”, përfundin deklarata.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›