E Enjte, 5 Nëntor 2026

DAGESTAN – 15 policë mbeten viktima të sulmit ndaj një kishe dhe një sinagoge

DAGESTAN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 15 policë mbetën viktima të sulmit terrorist të djeshëm kundër një kishe ortodokse dhe një sinagoge në Dagestan, ndërsa gjashtë terroristë u eliminuan.

“Më shumë se 15 oficerë u bënë viktima duke mbrojtur paqen dhe qetësinë e republikës jugore ruse”, theksoi guvernatori Sergej Melikov.

Autoritetet saktësojnë se në mesin e civilëve të vrarë në sulm ishte edhe “At Nikolaj, i cili shërbeu për më shumë se dyzet vjet” në famullinë e zonës.

“Gjashtë burra të armatosur u vranë; veprimet e mëtejshme operacionale dhe hetimore do të vazhdojnë derisa të zbulohen të gjithë pjesëmarrësit e qelive të fjetur, të cilat sigurisht ishin përgatitur kryesisht nga jashtë”, theksoi Melikov.

”Situata pas sulmeve në Makhachkala dhe Derbent tani është nën kontrollin e autoriteteve dhe agjencive të zbatimit të ligjit”, shtoi ai./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›