E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIAD – Të paktën 1 301 viktima gjatë pelegrinazhit të haxhit

MEKË, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se 1 301 persona kanë vdekur gjatë haxhit, kryesisht pelegrinë të paregjistruar.

”Pelegrinazhi u zhvillua në nxehtësi të madhe dhe shumica e njerëzve që vdiqën nuk kishin leje apo ndihmë zyrtare”, theksuan autoritetet në Riad.

”Për fat të keq, numri i vdekjeve ka arritur në 1 301, nga të cilët 83% ishin të paautorizuar për të kryer haxhin dhe ecën në distanca të gjata nën rrezet e diellit, pa strehim apo komfort adekuat”, tha agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›