DALIN FOTOT/ Kjo është 16-vjeçarja shqiptare që u vra nga babai teksa po mbronte nënën, viktimë dhe një italian
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shiqiptar ka vrarë vajzën e tij si dhe një shtetas italian.
Mediat italiane kanë publikuar fotot e dy viktimave që humbën jetën pasi u qëlluan me thikë nga shqiptari Taulant Malajt, në Foggia të Italisë.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur 16-vjeçare Jessica, si dhe italiani Massimo De Santis. Sipas mediave vendase pas mesnatës 45-vjeçari Taulant Malaj ka goditur me thikë për vdekje vajzën e tij 16 vjeçare. Nga ajo çfarë raportojnë mediat italiane thuhet se Malaj kishte tentuar të qëllonte ish-gruan e tij, mirëpo vajza e 45-vjeçarit i kishte dalë para për ta mbrojtur. Autori dyshonte se gruaja e tradhtonte me italianin Massimo De Santis.
Autori vrau italinin fillimisht dhe më pas u nis tek bashkëshortja, ku teksa ka tentuar ta qëllojë i ka dalë vajza para.
Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes, autori i dyshuar i ka filmuar viktimat me telefonin e tij. Gazzetta del Mezzogiono raporton se pamjet tronditëse po qarkullojnë në disa biseda në WhatsApp.
Në foto nënë e bijë, Tefta dhe Jessica Malaj

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
