EMRI/ Nuk pranonte të ndaheshin, 28-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë nga ish-partneri në Itali
Një 28 vjeçare shqiptare është vrarë me plumb në kokë nga ish-partneri i saj në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02;00 të mëngjesi të sotëm në një park në Savona.
Mediet italiane raportojnë se burri me origjinë nga Guinea nuk ka pranuar që te ndahej nga e reja Danjela Neza dhe për këtë shkak, ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e kishte vrarë. Karabinierët kanë mbërritur menjëhetë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin. Po ashtu mbërriti dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja kishte ndërruar jetë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
