E Hënë, 2 Nëntor 2026

DAR ES SALAM – Hassan shpallet fituese në zgjedhjet presidenciale të Tanzanisë

DAR ES SALAM, 1 nëntor /ATSH-DPA / – Komisioni Zgjedhor i Tanzanisë shpalli sot Samia Suluhu Hassan si fituese absolute të zgjedhjeve presidenciale, me 97.@,66% të votave.

Zgjedhjet u shoqëruan me protesta të dhunshme në një vend që prej kohësh konsiderohet ishull stabiliteti në Afrikën Lindore.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të paktën 10 protestues janë vrarë, ndërsa forcat e sigurisë përdorën armë zjarri dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Opozita pretendon se janë vrarë qindra persona, por mungojnë të dhënat e verifikueshme.

Shërbimi i internetit është ndërprerë që nga e mërkura, ndërsa shërbimet telefonike janë kufizuar.  Mijëra qytetarë marshuan drejt selisë presidenciale në Dar es Salaam.

Partia në pushtet CCM, që drejton vendin prej më shumë se 60 vitesh, pritet të ruajë shumicën në parlament.

Hassan, në pushtet që prej vitit 2021 pas vdekjes së ish-presidentit John Magufuli, kishte premtuar hapje politike, por sipas organizatave ndërkombëtare si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”, qeveria ka përdorur arrestime, censurë dhe frikësim ndaj opozitës.

Partia kryesore opozitare “Chadema” u përjashtua nga zgjedhjet dhe kreu i saj, Tundu Lissu, po përballet me akuza për nxitje dhe tradhti. Hassan siguroi kështu një mandat të ri pesëvjeçar në një vend me rreth 70 milionë banorë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›