DASH: Marrëdhëniet SHBA- Pakistan janë të forta

Departamenti i Shtetit Amerikan ripohoi nevojën e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.
"Pakistani dhe SHBA-të kanë nevojë për njëri tjetrin. Ne duhet te punojme ndaj këtyre sfidave, pasi është në të mirë të interesave tona", ka bërë të ditur zëdhënësi i departamentit të shtetit, Mark Toner.
Më herët DASH tha se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit, qëndrojnë të forta pavaresisht tensioneve të fundit që u shkaktuan pasi Pakistani ka arrestuar pesë informatorë Amerikanë të inteligjences.
Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare pesë informatoret kanë ndihmuar në vrasjen e kryeterroristit të Al Kaedes,Osama Bin Laden.