E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DASH: Shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia? Vendet në BE vendosin për këtë!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se shkëputja e mundshme e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet t’i referohet vendeve në fjalë dhe BE-së.

I pyetur nga MPB-ja nëse SHBA-të pajtohen që të ndajnë procesin që Shqipëria të fillojë bisedimet para-anëtarësuese me BE-në në qershor dhe Maqedonia të qëndrojë për shkak të bllokadës së Bullgarisë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë mbrëmjen e së premtes tha se vendet në BE vendosin për këtë. 

“Ne kemi partneritete dypalëshe me vendet në fjalë, si dhe me BE-në, dhe në këtë drejtim është më mirë t’i drejtohemi këtyre vendeve dhe BE-së”, tha Price.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›