DASH:Zgjedhjet, përparim, ka ende probleme

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar sot raportin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në botë. Në raport, në kapitullin për Shqipërinë, thuhet se vendi mbajti zgjedhjet në vitin 2009 dhe citohet ODIHR që vlerësoi procesin, por tërhoqi vëmendjen për probleme në numërimin e votave apo në presionin ndaj punonjësve të sektorit publik që morën pjesë në mitingjet elektorale.
"Ato u vlerësuan nga ODIHR si hap para por ende vihet re mangësi, opozita ka bojkotuar kuvendin që prej shtatorit, teksa kërkon hetim parlamentar për këto zgjedhje", thuhet në raport.
DASH gjithashtu vëren se gjatë procesit zgjedhor u evidentuan probleme në numërimin e votave, ndërsa gjatë fushatës partitë e vogla u lanë në hijë.
Raporti i DASH thekson se në Shqipëri vazhdon të ketë shkelje të të drejtave të të dyshuarve gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë. Raporti thotë se vendi vazhdon të ndeshet me diskriminimin e grave, fëmijëve dhe homoseksualëve.
Raporti i DASH thekson gjithashtu se probleme ka edhe në respektimin e të drejtave të minoriteteve. Sipas DASH, për Shqipërinë, problem mbetet edhe trafikimi i personave.