E Enjte, 5 Nëntor 2026

DEMOGRAFI – Në 2100-n bota do të ketë 10,3 miliardë banorë

NJU JORK, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Popullsia e botës do të arrijë kulmin e saj brenda 60 viteve, duke u rritur nga 8,2 miliardë banorë aktualë në 10,3 miliardë në vitet 2080-2100.

Të dhënat përshkruajnë një kulm në popullsinë botërore që do të jetë më i ulët dhe që do të arrijë më herët se parashikimet e mëparshme.

”Kjo ndodh sepse peizazhi demografik ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit”, shpjegon Li Junhua, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›