E Shtunë, 31 Tetor 2026

DENONCIMI/ Ja emrat e drejtuesve të Gardës, të përfshirë në fushatë për PD-në

4-qershor-Saimir-TahiriPartia Socialiste vazhdon të denoncojë emrat e zyrtarëve që janë përfshirë në fushatë përkrah Partisë Demokratike, në shkelje të ligjit.

Pas denoncimit të zyrtarëve të Policisë së Shtetit, të përfshirë në fushatë, kryetari i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri, ka denoncuar drejtuesit e Gardës së Republikës, që janë përfshirë në këtë fushatë.

Këta janë emrat e parë të drejtuesve të lartë të Gardës së Republikës, të cilët sipas informacioneve tona janë përfshirë në makinerinë e manipulimit të votës dhe fushatës së Partisë në Pushtet! (përveç atyre që dihen publikisht, si psh Ndrea Prendi). Pas 23 qershorit, do përballen me drejtësinë! shprehet Tahiri.

1. Kolonel Artan H. Komandant (I komanduar)

2. N/kolonel Behar H. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 5

3. Major Osman H. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 4

4. Major Ilmi H. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 6

5. Kapiten Altin P. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 9

6. Major Mulet H. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 2

7. Major Aleksandër D. – Ngarkuar nga PD të mbulojë Paskuqanin

8. Major Arben N. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 11

9. Major Shpëtim B. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 11, Kodër Kamëz

10. N/kol.Shkëlqim C. – Ngarkuar nga PD të mbuloje NjB 8, 9

11. Major Prel N. – Ngarkuar nga PD të mbulojë Komunën Paskuqan

12. Major Margarit K. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 3

13. Alfred A. – Ngarkuar nga PD të mbulojë NjB 7

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›