DESHTON shitja e HEC-eve shtetërore, nuk paraqitet asnjë ofertë
Ka dështuar në mënyrë të turpshme shitja e katër HEC-eve shtetërore. Asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë për hidrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet. Edhe pse hidrocentralet janë me fitim dhe në gjendje të mirë, sërish asnjë kompani nuk ka sjellë ofertë.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, që ishte shfaqur në një konferencë për shtyp para dy ditësh për këtë çështje, duke thënë se po presin ofertat, tha se ky nuk është dështim. Ai deklaroi se ka pasur kompani që kanë shfaqur interes për privatizimin e tyre, por ata kërkojnë disa kushte të tjera nga qeveria. Po ashtu kompanitë e interesuara thonë se bankat e mëdha evropiane nuk pranojnë të lëshojnë garancitë për shkak të krizës.
Dervishaj tha se do i propozohen disa ndryshime qeverisë, për të rihapur garën më vonë.