METE, shtyhet tenderi për privatizimin e 4 HEC-eve

Shtyhet tenderi për privatizimin e hidrocentraleve Ulëz, Shkopet dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Zëvendësministri i METE-s Sokol Dervishaj ka njoftuar shtyrjen e tenderit duke theksuar se nuk ka pasur asnjë ofertë për Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit.
Ai ka theksuar se ministria do të propozojë ndryshimet e nevojshme për tenderin ndërsa ka bërë të ditur se tenderi do të rihapet në një tjetër kohë.
“Ne do të njoftojmë rihapjen e këtij tenderi në një kohë që do jua bëjmë më dije shumë shpejt”- tha ai.
Ndërkohë qeveria shqiptare ka vendosur të privatizojë katër hidrocentralet të mesme e të vogla , përkatësisht HEC-in Ulzës dhe Shkopetit në kaskadën përgjatë lumit Mat në veri të vendit, si dhe Hec-et Bistrica I dhe Bistrica II në kaskadën përgjatë lumit Bistricë në jug e vendit.