E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DETAJE / 24 orët e para të Veliajt te ‘Mine Peza’! Zyrtari i bashkisë i dërgon “Mjellmën e zezë”

Erion Veliaj është vizituar paraditen e sotme në ambientet e Bllokut të Sigurisë nga Alban Dokushi, i cili është drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës.

Dokushi është parë të futet në ambientet e bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku Veliaj kaloi natën. Ai mbante në duar një libër me titull në kopertinë “The Black Swan” (Mjellma e zezë) dhe disa dokumente.

Dokushi ka qëndruar më pak se një orë në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe më pas është larguar.

Librin dhe materialet e tjera duket se Dokushi ia ka dorëzuar shefit të tij, i cili prej mesditës së djeshme ndodhet në qeli, pasi u arrestua nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK.

Veliaj po ashtu ka pasur më herët një takim të shkurtër me avokatin e tij Henrik Ligori.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›