E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditja e krimeve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm takohet me komisionerin shtetëror

Për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt dhe të pacenuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, priti sot në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

“Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, diskutuam me prokurorin se çfarë mund të bëjmë më mirë për tu përgjigjur në kohën dhe mënyrën e duhur atyre që lidhen me problematikat e procesit zgjedhor. Do të ndërtojmë një protokoll të komunikimit dhe të bashkëpunimit sa i takon adresimit të problematikave.”, tha Kryekomisionieri, Ilirjan Celibashi

Çela u shpreh se prokuroria ka nisur një serë veprimesh konkrete që lidhen me bashkëpunimin mes institucioneve.

“Javën e kaluar pata një takim me drejtorin e policisë dhe diskutuam si do organizohemi gjatë procesit zgjedhor që të sigurojmë një përgjigje efikase ndaj fenomenit të krimit zgjedhor. Ashtu si sot në diskutimin që kisha me kreun e KQZ kemi për objektiv të rrisim maksimizojmë eficencën e ndërveprimit të KQZ dhe prokurorisë. Ajo që ne synojnë është transmetimi i shpejtë i informacionit, vlerësimi në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për çdo shkelje që bëjnë vepër penale. Prokuroria funksiononi brenda kuadrit ligjor në fuqi. Çdo masë që do merret do jetë brenda asaj që mundëson kuadri ligjor. Masat synojnë të jenë gjithë përfshirëse”., tha Olsian Cela, Prokurori i Përgjithshëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm riafirmuan angazhimin maksimal për të garantuar një proces zgjedhor të mbrojtur nga çdo formë ndërhyrjeje apo abuzim

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›