E Hënë, 2 Nëntor 2026

DETAJE/ Krim pasioni në Shkodër, i riu qëlloi të dashurën, më pas vret veten

Një djalë ka vrarë veten sot në Shkodër, pasi ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij. Kjo e fundit i ka mbijetuar plagëve të marra, por është në gjendje të rëndë.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një krim pasioni. Dyshja kanë qenë në një lidhje dashurie.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›