E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete në Laç, njëri prej shoferëve dërgohet tek Trauma

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në qytetin e Laçit.

Policia bën me dije se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rezultuar në lëndimin e njërit prej shoferëve. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›