E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJE/ Plagosja në Tiranë, 22-vjeçari u qëllua me armë zjarri pasi kërkoi borxhin e pashlyer

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosje me armë zjarri në Tiranë, orët e vona të natës.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Laknas, ku një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu. Policia bën me dije se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale E. L., rreth 30 vjeçe, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e shtëpisë së xhaxhait të saj.  Sipas bluve, xhaxhai i së resë, 73-vjeçari me iniciale N. Sh., ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe mbesën e tij.Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Laknas, ku një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu. Policia bën me dije se e lënduar ka mbetur shtetasja me iniciale E. L., rreth 30 vjeçe, e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e shtëpisë së xhaxhait të saj.  Sipas bluve, xhaxhai i së resë, 73-vjeçari me iniciale N. Sh., ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe mbesën e tij.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se sherri mes Elvis Zirka dhe autorit të dyshuar Sokol Zeka ka qenë i hershëm. Konflikti dyshohet për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e autorit, 28 vjeçarit Zeka.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ndërsa sipas deklarimeve që 22 vjeçari i plagosur ka dhënë për grupin hetimor, ka pohuar se me Sokol Zekën njihej kohë më parë dhe se i kishte dhënë borxh një shumë parash, por pa deklaruar se sa ishte vlera apo se për çfarë i ishin dhënë.

Hetuesit dyshojnë se konfliktet e tyre mund të ketë nisur që jashtë territorit shqiptar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›