E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theu arrestin e shtëpisë, arrestohet Denis Meçe, i dyshuari për vrasjen e Egli Progës

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, teksa ishte  duke u kthyer në banesën e tij.
Sipas raportimeve Meçe ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës. Ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi, në kundërshtim me masën e vendosur nga gjykata.
Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me të pandehurit e tjerë.

Si ndodhi vrasja e Egli Progës?

Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtorit të Postës Shqiptare, i kërkoi disa herë Progës që t’i dridhte një cigare dhe pasi ky i fundit ia bëri gati i tha të shkojë ta marrë, por Meçe u fut në lokal dhe debatuan.

Aty është qëlluar nga Leonidha Guçe dhe pasi ka dalë jashtë, Denis Meçe e goditi me grusht Progën, koka e të cilit u përplas me një makinë të parkuar dhe në asfalt. Disa minuta më vonë mbërriti ambulanca, dhe pasi u transportua në spital, u konfirmua i vdekur. Ekspertiza e mjekësisë-ligjore nxori si shkak të vdekjes hemorragjinë në cipën e trurit dhe hemorragjinë në indin trunor.

Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, dhe mënyra se si policia trajtoi ngjarjen irritoi opinionin publik. Qytetarët u ngritën në protesta dhe me qirinj e fotot e Eglit në duar, kërkonin d

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›