E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJE/ Tre persona dhunojnë 50-vjeçarin në Vlorë, e godasin në kokë me sende të forta! Një nga autorët arrestohet

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 50-vjeçar u dhunua me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, ndërsa 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M. Kapaj, 50 vjeç, është goditur në pjesën e kokës nga shtetasi I. Halili, 34 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Pas dhunimit, 50-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në  gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit I. Halili, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e dy personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Rrethanat dhe motivet që çuan në konflikt mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›